Kosovë/ Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 35 personave për vrasjen e anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz

Kosovë/ Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 35 personave për vrasjen e anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë në mungesë ndaj 35 personave për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz në vitin 1998. Të pandehurit, që u përkasin pozitave të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe, akuzohen për vrasjen e civilëve. “Provat e siguruara kanë vërtetuar se në këtë sulm janë vrarë 26 persona civilë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar”, tha prokurori Valdet Gashi. Sipas Gashit, prokuroria bazuar në provat e siguruara për ngjarjet më 5,6 dhe 7 mars 1998 ka arritur të vërtetojë se “cilat njësi të forcave serbe kanë marrë pjesë në sulm, pozicioni prej ku kanë sulmuar, aktivitetet e secilit prej të pandehurve, arsenalin e armëve që janë përdorur dhe dëmet...