Osmani takohet me Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë
Kosova E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 17:52 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas. ”Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave”.