KOSOVA ZGJIDH NGERÇIN, FORMOHET QEVERIA KURTI
Pas muajsh bllokadë institucionale, Kosova tashmë ka Kuvend të konstituuar dhe Qeveri të re. Të dielën, më 13 shtator, Kuvendi përmbylli procesin e konstituimit, ndërsa vetëm pak orë më vonë votoi Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Por mënyra se si u përmbyll konstituimi i Kuvendit shkaktoi përplasje të reja politike. PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca e kundërshtuan procedurën, ndërsa paralajmëruan adresimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e Kuvendit vazhdoi të dielën në mëngjes, pasi një ditë më herët ishte zgjedhur kryetarja Albulena Haxhiu. Pa u zgjedhur kishte mbetur vetëm nënkryetari nga radhët e PDK-së. PDK-ja nuk mori pjesë në vazhdimin e seancës dhe përkohësisht tërhoqi kandidaturën e Vlora Çitakut. Nga kjo parti thanë se çështja duhet të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese. Kryetarja e Kuvendit,...
Burimi:
ntv.al