“Kosova pret çlirimtarët”, nis “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK
Ka nisur në Prishtinë “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, në prag të vendimit final ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, prej nga ka nisur marshimi në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktiviteti do të vijojë me interpretimin e Arbnora Zogianit, e cila do të këndojë “Pa duvak s’ka me u ba nuse”, ndërsa në kuadër të programit do të mbahen edhe një sërë fjalimesh. Para të pranishmëve do të flasë Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, si dhe Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit, Bajram Sylejmani. Pjesë e programit do të jetë edhe interpretimi i Arif Vladit me këngën “Marshi i UÇK-së”. Pas...
Burimi:
vizionplus.tv