Kosova pa trena, punonjësit nisin grevën: Nuk ndalemi derisa të rriten pagat

Kosova pa trena, punonjësit nisin grevën: Nuk ndalemi derisa të rriten pagat

  Stacioni i trenave në Fushë-Kosovë KOSOVË- Qarkullimi hekurudhor në Kosovë është ndërprerë këtë të hënë pasi punonjësit e Ndërmarrjes Publike 'Infrakos' kanë nisur një grevë në të gjithë territorin e vendit. Shkak për protestën janë bërë kërkesat për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës për të cilat sindikata thotë se nuk ka marrë ende një përgjigje konkrete nga institucionet. Ndërprerja e shërbimit ka nisur në orën 08:00 dhe përfaqëson fazën e parë të grevës, e cila vjen pas një proteste paralajmëruese të zhvilluar rreth dy javë më parë. Sipas përfaqësuesve të sindikatës, pavarësisht sinjalit të dhënë përmes protestës, bordi, menaxhmenti dhe qeveria nuk kanë ndërmarrë hapa për plotësimin e kërkesave të punonjësve. Kreu i sindikatës ka bërë të ditur se greva...