No Image Available

KOSOVA NË GJYSMËN E ORËS SË FUNDIT/ 6 TETORI VENDOS FATIN E KUVENDIT DHE PRESIDENTIT

Kosova hyn në ditët vendimtare për zgjidhjen e ngërçit institucional. Partitë parlamentare kanë kohë deri më 6 tetor për të arritur një marrëveshje dhe për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës. Në të kundërt, vendi përballet me një skenar të ri politik: shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Nëse brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e kreut të shtetit, Kuvendi shpërndahet dhe Kosova shkon sërish drejt zgjedhjeve. Sipas këtij skenari, zgjedhjet e reja do të duhej të mbaheshin jo më vonë se 15 nëntori. Kjo do të ishte hera e katërt që qytetarët e Kosovës do t’u drejtoheshin kutive të votimit...