Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare, nis rrugëtimi drejt Prishtinës 2030

Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare, nis rrugëtimi drejt Prishtinës 2030

4 September, 2026 - 09:00 Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare „Taranto 2026“, Kosovës iu dorëzua zyrtarisht flamuri i Lojërave Mesdhetare, duke shënuar kalimin e organizimit te nikoqiri i ardhshëm, Prishtina 2030. Flamurin e pranoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një moment simbolik që shënon nisjen zyrtare të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë. Para më shumë se 20 mijë shikuesve në stadium, flamuri i Kosovës u ngrit përkrah flamurit të Italisë dhe atij të Lojërave Mesdhetare. Flamurin e Kosovës e dorëzoi basketbollisti Adhurim Alijaj, ndërsa ngritja e tij u shoqërua me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës. Gjatë ceremonisë u shfaq edhe videoja promovuese e „Prishtina 2030“, përmes së cilës u prezantua para publikut nikoqiri i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare. Para...