Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen si presidente e Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si hap drejt stabilitetit institucional të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka deklaruar se bashkë me zgjedhjen e presidentes është miratuar edhe ligji me ndryshime për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. “Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti. Kryeministri ka thënë se institucionet e Kosovës do të punojnë së bashku edhe për çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë. “Do të punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK-së”, ka deklaruar Kurti ndërsa ka falënderuar deputetët që...
Burimi:
javanews.al