Kosova fton startup-et shqiptare në Davos 2027, hapet thirrja për aplikim në “House of Kosova”

Kosova fton startup-et shqiptare në Davos 2027, hapet thirrja për aplikim në “House of Kosova”

“House of Kosova” do të rikthehet nga 18 deri më 22 janar 2027 në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Startup-et, themeluesit e kompanive të teknologjisë dhe partnerët nga Kosova dhe diaspora mund të aplikojnë deri më 22 nëntor. Kosova po përgatitet për edicionin e tretë të projektit “House of Kosova” në Davos të Zvicrës, këtë herë me fokus të veçantë në teknologji dhe inovacion, njofton albinfo.ch.  Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e vitit 2027, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka hapur thirrjen për aplikim, me moton “Your Tech Idea Goes to Davos”, duke ftuar startup-et, themeluesit e kompanive teknologjike dhe partnerët nga Kosova dhe diaspora që të bëhen pjesë e këtij organizimi. Thirrja u drejtohet kompanive teknologjike që...