Kosova fiton 13 medalje në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik të Xhudos në Pejë
27 September, 2026 - 08:48 Kosova e ka përmbyllur me 13 medalje ditën e parë të Kampionatit Ballkanik të Xhudos për seniorë U23, i cili po zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Pejë. Xhudistët kosovarë fituan katër medalje të arta, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta në garat individuale të ditës së parë. Medaljet e arta për Kosovën i fituan Laurinë Gashi në kategorinë deri në 57 kilogramë, Arba Hasanaj në -70 kg, Furkan Kelmendi në -60 kg dhe Milot Gashi në -66 kg. Medalje të argjendta siguruan Andi Reshitaj në -66 kg, Jon Veseli në -73 kg dhe Elvira Ukaj në -78 kg. Ndërsa medaljet e bronzta i fituan Erza Sadriu në -57 kg, Uvejs Nesimi në -60 kg, Muhamedin Veseli në...
Burimi:
kultplus.com