Kosova është Serbi/ Vuçiç ndez nacionalizmin para zgjedhjeve, ofensivë e re politike në Beograd

Kosova është Serbi/ Vuçiç ndez nacionalizmin para zgjedhjeve, ofensivë e re politike në Beograd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka rikthyer retorikën nacionaliste për Kosovën në një moment të rëndësishëm politik për Serbinë, teksa vendi po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Gjatë një tubimi,  Vuçiq deklaroi se “Kosova është Serbi”, duke përsëritur pretendimin se territori “ishte, është dhe do të jetë” pjesë e Serbisë. Në fjalimin e tij, ai iu drejtua edhe aktorëve ndërkombëtarë, duke dhënë një mesazh të qartë politik për qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës. Tubimi u zhvillua nën sloganin “Serbia e Bashkuar”, ndërsa Vuçiq shfrytëzoi aktivitetin për të përcjellë edhe mesazhe të tjera politike dhe premtime ekonomike. Retorika për Kosovën rikthehet në qendër të diskursit të presidentit serb në prag të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat Vuçiq ka deklaruar se mund të mbahen më 18 ose 25...