Kosova e pafat ndaj Austrisë, i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit (video)
Kosova ka barazuar 1-1 ndaj Austrisë në sfidën e luajtur në “Fadil Vokrri”, ndeshja e katërt në grup, në Ligën B. Dardanët e nisën vrullshëm, duke provuar të gjejë golin që në minutën e 8-të, por goditja e Veldin Hoxhës nuk përfundon në kuadrat. Në minutën e 20-të, Austria pretendon për penallti, pasi Alexander Prass rrëzohet në zonë, por arbitri vazhdon lojën normalisht. Në fund të pjesës së parë, Kosova kishte një tjetër mundësi të mirë shënimi me Vedat Muriqin, por portieri austriak tregohet më i shpejtë me largimin e topit. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Kosova e nis vrullshëm pjesën e dytë, duke iu afruar golit me goditjen e fuqishme të Lumëbardh Dellovës, por Schlager bën një super pritje, të cilën Zabërgja e dërgon në...
Burimi:
telesport.al