”Kosova e Kadaresë”, ekspozitë homazh në Prishtinë, ambasadori Petrit Malaj: Ndihmoi ta përcillte të vërtetën përtej kufijve
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u çel ekspozita “Kosova e Kadaresë”, në nderim të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Ekspozita sjell në vëmendje lidhjen e veçantë të Kadaresë me Kosovën përmes letrave të rralla drejtuar liderëve botërorë, dorëshkrimeve, botimeve dhe objekteve nga fondi personal i shkrimtarit. Gjatë ceremonisë së hapjes, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, vlerësoi kontributin e Kadaresë në përcjelljen e çështjes së Kosovës përtej kufijve, duke theksuar rëndësinë e veprës së tij për identitetin dhe kujtesën kombëtare. Postimi i plotë nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë U çel sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ekspozita “Kosova e Kadaresë”, një homazh kushtuar 90-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, shkrimtarit që e...
Burimi:
kohajone.com