Kosova dhe Hungaria synojnë thellimin e bashkëpunimit kulturor

Kosova dhe Hungaria synojnë thellimin e bashkëpunimit kulturor

Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kosovës dhe të Ambasadës së Kosovës në Hungari janë takuar me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve. Takimi u zhvillua ndërmjet sekretarit të përgjithshëm të MKT-së, Bislim Bislimi, dhe zëvendëssekretarit shtetëror për diplomacinë kulturore në Hungari, Gábor Csaba. Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Hungari, Delfin Pllana, si dhe drejtoresha e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në MKT, Brikena Mulliqi. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional, zbatimin e marrëveshjeve në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, si dhe zhvillimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta. Ndër çështjet kryesore të trajtuara ishin krijimi i...