Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim, duke i siguruar Kurtit mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës. LVV-ja ka 53 deputetë në Kuvend, por Qeveria e re u mbështet edhe nga nëntë deputetë të komuniteteve joshumicë – tetë nga pakicat joserbe dhe nga Nenad Rashiq i pakicës serbe. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës. Tetë nga nëntë deputetët e Listës Serbe morën pjesë dhe votuan kundër. Përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti. Përbërja e kabinetit qeveritar “Kurti 4” Kryeministër: Albin Kurti Zëvendëskryeministër i parë...