Kosova–Austria sonte, “Dardanët” kërkojnë tri pikët

Kosova–Austria sonte, “Dardanët” kërkojnë tri pikët

Kosova zhvillon sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pret Austrinë. “Dardanët” kanë grumbulluar katër pikë pas fitores ndaj Irlandës, humbjes 3-1 në Vjenë dhe barazimit pa gola ndaj Izraelit. Në anën tjetër, Austria kryeson Grupin B3 me shtatë pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit barazoi 2-2 me Irlandën. Për Kosovën, sfida e sotme përbën një mundësi për të rikuperuar pikët e humbura në Vjenë dhe për të mbajtur gjallë garën për pozitat e para në grup. Një fitore në “Fadil Vokrri” do t’u sillte “Dardanëve” tri pikë të rëndësishme dhe do ta ngushtonte diferencën me Austrinë në krye të grupit./KultPlus.com