KOSOVA 2 VITE PA AMBASADOR, TRUMP ZGJEDH EMRIN E RI, PRITET MIRATIM NGA SENATI
Shtëpia e Bardhë ka nominuar Michael E. Bogachek për postin e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Presidenti amerikan ka dërguar emrin e tij në Senat, ku duhet të zhvillohet procedura e konfirmimit përpara se ai të marrë zyrtarisht detyrën. “Michael Bogachek, nga Florida, do të jetë ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Nominimi i Bogachek vjen në një periudhë kur marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës mbeten të rëndësishme për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe për dialogun me Serbinë. Nëse Senati e konfirmon, Bogachek do të pasojë Jeffrey Hovenier, i cili përfundoi misionin diplomatik në Kosovë më 30 dhjetor...
Burimi:
ntv.al