Kos anulon vizitën në Serbi, Byrne: Varrimi shtetëror për Mlladiçin, e papranueshme për BE-në!

Kos anulon vizitën në Serbi, Byrne: Varrimi shtetëror për Mlladiçin, e papranueshme për BE-në!

Varrimi shtetëror për të dënuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç ose pjesëmarrja e anëtarëve të Qeverisë së Serbisë në varrimin e tij janë të papranueshme për Bashkimin Evropian, ka paralajmëruar Thomas Byrne, ministri irlandez për Çështjet Evropiane, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e bllokut evropian. Ai konfirmoi se zyrtarët evropianë “po punojnë shumë në prapaskenë” lidhur me këtë çështje. “Besoj se një varrim shtetëror do të ishte i papranueshëm. Sa kuptoj unë, në fakt nuk po organizohet një varrim shtetëror, por është krejt e mundshme që zyrtarë të lartë të pushtetit t’i bëjnë nderime atij personi. Pra, edhe kjo është e papranueshme”, deklaroi Byrne para takimit joformal të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Irlandë. Ai i cilësoi zhvillimet...