Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Hetimi i SPAK ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është zgjeruar me dy akuza të reja: korrupsion dhe pastrim parash. Çështja lidhet me dosjen e AKSHI-t, ku në qendër të hetimeve është edhe biznesmeni Ergys Agasi. Deri më tani, Hyseni hetohej për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve apo të dhënave sekrete. Prokuroria dyshon se ajo mund të ketë ndihmuar Agasin gjatë kohës që ai ndodhej në arrati, duke i siguruar informacione konfidenciale shtetërore. Pjesë e hetimit janë edhe disa transaksione financiare që, sipas SPAK, mund të kenë shërbyer për të kanalizuar përfitime të paligjshme drejt personave të lidhur me ish-drejtuesen e SHISH. Gjurmët e parave çojnë drejt familjarëve të Hysenit Në dokumentacionin e sekuestruar në ambientet e kompanisë EA...
Burimi:
gijotina.com