Korreshi përplaset me Manjën te ‘Ligjet’: Plaka ime nuk di të përdori pultin, jo më e-Albania
Deputeti demokrat Saimir Korreshi është përplasur me Ulsi Manjën, ndërsa në Komisionin e Ligjeve diskutohej një projektligj për inteligjencën artificiale. Korreshi është shprehur me tone të ashpra, duke thënë se, ndërsa flitet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin, në terren mungojnë kushtet bazë, madje edhe kompjuterët. Ai solli si shembull edhe nënën e tij, e cila, sipas tij, nuk di ende të përdorë pultin e televizorit, aq më pak të përdorë e-Albania. Debatet Korreshi: Jemi me brekë të grisura dhe po kalojmë te nota A. Ndërkohë, në terren s’ka një kompjuter. Po të vesh te njësitë tona administrative, vëmë ombrellë që mos ta kapë shiu kompjuterin. Janë katastrofë, ke turp të hysh, ju thoni inteligjencë artificiale. Atje nuk punon mërrokulla. Manja: Mbarove me pyetjet, besoj, se...
Burimi:
gijotina.com