Korreshi: PD do të depozitojë propozimin e saj për Kodin Zgjedhor, kërkojmë lista 100% të hapura

Korreshi: PD do të depozitojë propozimin e saj për Kodin Zgjedhor, kërkojmë lista 100% të hapura

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, deklaroi se opozita do të hartojë raportin dhe draftin e saj me propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Këto propozime do t'i depozitojë zyrtarisht në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Ai foli pas bojkotit nga opozita të mbledhjes së komisionit dhe përplasjeve mes palëve për vijimin e punës së tij, shkruan BalkanWeb. Sipas deputetit demokrat, dokumenti do të jetë i qartë dhe pa ekuivoke, në mënyrë që publiku të dijë çfarë ndryshimesh propozon opozita. Një prej propozimeve kryesore, tha ai, janë listat e hapura, të cilat sipas tij janë kërkuar edhe nga partitë e vogla. Korreshi theksoi se kolegët e PD-së ishin të pranishëm në komision gjatë ditës, por në një moment janë ngritur dhe kanë reaguar ndaj mënyrës se...