Korreshi kritikon deklaratat e Marta Kos: Hesht për Ballukun, Veliajn dhe dhunën ndaj protestuesve
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar me tone kritike ndaj deklaratave të komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, në lidhje me Shqipërinë dhe ecurinë e procesit të integrimit europian. Ai u ndal veçanërisht te rasti i Belinda Ballukut, duke pretenduar se pavarësisht akuzave dhe dyshimeve për dëme të konsiderueshme ndaj buxhetit të shtetit, ajo vijon të jetë e lirë. Për të ilustruar atë që e cilësoi si standard të dyfishtë të drejtësisë, Korreshi bëri një krahasim me qytetarët që përfundojnë në burg për çështje shumë më të vogla. “Shoqja Kos nuk citon që Balluku me 1 miliard euro dëme ndaj buxhetit të shtetit, me vila e apartamente, rri e lirë, ndërsa një që ndërton çati është në burg”, deklaroi Korreshi. Ai kritikoi gjithashtu...
Burimi:
kohajone.com