Korreshi ironizon “Praninë Besnike” të qeverisë: E-Albania ka 6 ditë vjen ‘viu-viu’, AKSHI i rruajti lekët

Korreshi ironizon “Praninë Besnike” të qeverisë: E-Albania ka 6 ditë vjen ‘viu-viu’, AKSHI i rruajti lekët

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend nismën e qeverisë “Prania Besnike”, sipas së cilës deputetët socialistë takohen çdo të premte me qytetarët e zonës që përfaqësojnë. Korreshi u ndal te problematikat që përballen qytetarët në Lushnjë dhe Divjakë, duke akuzuar qeverinë se nuk u ka dhënë zgjidhje shqetësimeve të banorëve, mes të cilave edhe reforma e re territoriale. “Shkoni në Divjakë, meqë jeni Prania Besnike. A e keni më mandatin, apo ua kanë hequr mandatin për reformën territoriale? Jeni 12, shkoni pyesni, zbukurohuni, vishuni, merrni valle mes Divjakës, e merrni dot më? Jo! Kjo është Prania Besnike!”, deklaroi ai. Deputeti ironizoi edhe gjendjen e inceneratorit të Fierit, për të cili tha se ka dalë jashtë funksionit. “Kemi hall se nuk ka rrugë, parcela...