Kori i Filharmonisë së Kosovës hap sezonin me koncert nën drejtimin e Marion Wood

Kori i Filharmonisë së Kosovës hap sezonin me koncert nën drejtimin e Marion Wood

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka hapur sezonin artistik me një koncert të drejtuar nga dirigjentja britanike Marion Wood, duke sjellë para publikut një program të veçantë koral në Kishën Katolike “Shën Ndou”. Koncerti u hap me veprën “Move Him into the Sun”, të kompozuar nga vetë Marion Wood. Vepra u shkrua fillimisht në vitin 2007, me porosi për një shërbesë kushtuar Ditës së Armëpushimit në Kapelën e Universitetit të Exeter-it. Gjatë viteve në vijim, ajo u zgjerua si reflektim ndaj ndryshimeve të peizazhit politik botëror. Në vitin 2018, vepra në formën e saj të plotë u interpretua për herë të parë. Pjesa e dytë e koncertit iu kushtua kantatës “Flijimi – Sakrifica e Ifigjenisë” të kompozitorit Rafet Rudi, bazuar në tragjedinë “Ifigjenia në Aulidë”...