Kori i Filharmonisë së Kosovës hap sezonin 2026/2027 me koncert në Prishtinë
30 September, 2026 - 15:00 Kori i Filharmonisë së Kosovës do ta hapë sezonin artistik 2026/2027 me një koncert të veçantë që do të mbahet më 3 tetor në Prishtinë. Koncerti do të drejtohet nga dirigjentja Marion Wood, ndërsa i ftuar special do të jetë instrumentisti Vendim Kapaj, i cili është pjesë e ekipit muzikor të përfshirë në kolonën zanore të filmit “The Odyssey” të regjisorit Christopher Nolan. Programi i koncertit përfshin veprat “Move Him into the Sun” të Marion Wood, “Flijimi” të Rafet Rudisë dhe “Udhëtim sonor” të Valton Beqirit. Koncerti do të mbahet në Kishën Shën Ndou në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30, ndërsa aktiviteti shënon nisjen e sezonit të ri artistik të Korit të Filharmonisë së Kosovës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com