Korça i rikthehet tingullit të serenatave

Korça i rikthehet tingullit të serenatave

Korça këto ditë merr ritmin e serenatave, në një festë muzikore që rikthen në rrugët dhe hapësirat e qytetit tingujt e një tradite të lidhur ngushtë me identitetin e tij kulturor. “Serenights Festival” ka nisur në Korçë dhe do të vijojë për katër ditë, duke mbledhur në skena të ndryshme zëra të rinj dhe emra të njohur të muzikës shqiptare. Nata e parë e festivalit iu kushtua zërave të rinj të qytetit dhe u zhvillua në “Bashta Themistokli”, një prej hapësirave të njohura për korçarët. Tingujt e kitarave dhe këngët e serenatave sollën në skenë një brez të ri interpretuesish, duke e nisur festivalin pikërisht aty ku tradita kërkon të gjejë vazhdimësinë e saj: te zërat e rinj. Në tri netët që pasojnë, festa do...