Korça bëhet nikoqire e 100 filmave nga mbi 40 shtete në Festivalin e Filmit të Shkurtër

Korça bëhet nikoqire e 100 filmave nga mbi 40 shtete në Festivalin e Filmit të Shkurtër

Edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Korçë do të sjellë rreth 100 filma nga mbi 40 vende të botës, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim të kineastëve, regjisorëve dhe producentëve, të cilët përmes gjuhës së filmit prezantojnë histori, këndvështrime dhe forma të ndryshme të rrëfimit kinematografik. Nën moton “What We Ignore Remains”, festivali do të zgjasë gjashtë ditë, gjatë të cilave publiku do të ketë mundësi të ndjekë prodhime që trajtojnë çështje të rëndësishme shoqërore, mjedisore dhe njerëzore. Edhe pse filmat në konkurrim nuk i bashkon një temë e vetme, shqetësimet për mjedisin dhe shkatërrimin e natyrës zënë një vend të rëndësishëm në rrëfimet kinematografike, krahas temave të tjera sociale që pasqyrojnë realitete dhe sfida të ndryshme të shoqërive bashkëkohore....