Kontrolli doganor zbulon 16.8 tonë karburant të padeklaruar, bllokohet anija në Durrës

Kontrolli doganor zbulon 16.8 tonë karburant të padeklaruar, bllokohet anija në Durrës

Anija në Durrës DURRËS- Një sasi prej rreth 16.8 tonësh karburant i dyshuar si i padeklaruar është zbuluar gjatë një kontrolli doganor në Portin e Durrësit. Pas konstatimit autoritetet kanë vendosur bllokimin e anijes, ndërsa rasti do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme ligjore. Sipas njoftimit të Doganës Shqiptare kontrolli është kryer në një anije të akostuar në njërën prej kalatave të portit, pas informacioneve operative për mospërputhje mes sasisë së karburantit të deklaruar dhe asaj që ndodhej në bord. Gjatë kontrollit fizik punonjësit doganorë kanë konstatuar rreth 16.8 tonë karburant, për të cilin dyshohet se nuk ishte deklaruar dhe ishte nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga anija. Për këtë rast është mbajtur procesverbali përkatës i konstatimit fizik, ndërsa është vendosur bllokimi i anijes. Procedurat e...