Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester
Një automjet luksoz tip “Benz” është sekuestruar nga Policia e Fierit pasi gjatë verifikimeve rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester. Automjeti u ndalua për kontroll nga efektivët e Fierit, në kuadër të operacionit për verifikimin e automjeteve luksoze dhe burimit të të ardhurave për blerjen e tyre. Gjatë verifikimeve, Policia konstatoi se automjeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester. Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë 26-vjeçari E. D., banues në Mallakastër, i cili kishte në përdorim automjetin. Ai po procedohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ndërkohë, në kuadër të një tjetër operacioni të zhvilluar në Fier, Policia ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Në operacionin e koduar “No Guns 5”, u arrestua 66-vjeçari R....
Burimi:
javanews.al