Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do funksionojë

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do funksionojë

Nëntë vende të Bashkimit Evropian, mes tyre Franca, Greqia, Italia dhe Portugalia, po kërkojnë më shumë kohë për zbatimin e plotë të sistemit të ri të hyrje-daljeve EES, veçanërisht për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe të dhënave biometrike të qytetarëve nga vende jashtë BE-së. Sistemi i ri synon të modernizojë kontrollet kufitare në zonën Shengen, por zbatimi i tij është përballur me vështirësi në disa prej aeroporteve dhe pikave kufitare më të ngarkuara të Evropës. Gjermania, Malta, Holanda, Zvicra dhe Belgjika janë gjithashtu ndër vendet që kanë kërkuar kohë shtesë për të përfunduar zbatimin. EES ishte planifikuar të hynte plotësisht në fuqi më 6 shtator, pas disa shtyrjeve të mëparshme. Sistemi u miratua nga BE-ja në vitin 2017 dhe u lançua zyrtarisht në tetor...