Kontrolle të befasishme në Burgun e Peqinit dhe Fierit, sekuestrohen dy celularë! Procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

Kontrolle të befasishme në Burgun e Peqinit dhe Fierit, sekuestrohen dy celularë! Procedohen 8 persona, mes tyre edhe efektivë

Dy aparate celularë janë sekuestruar gjatë kontrolleve në IEVP Peqin dhe Fier, ndërsa një i dënuar është arrestuar në flagrancë dhe disa të burgosur e punonjës policie janë proceduar penalisht. Kontrollet janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Në IEVP Peqin, gjatë kontrollit të sendeve personale të të burgosurit me inicialet F. Ç., është gjetur një aparat celular. Pas veprimeve të para procedurale, AMSEVP ka bërë arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë edhe katër të burgosur, me inicialet M. H.,...