Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Dy persona të shpallur në kërkim janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të operacionit, në dalje të vendit është arrestuar një shtetas turk, 31 vjeç, me inicialet E. U., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara. Sipas njoftimit të Policisë, Gjykata Penale e Shkallës së Parë Nr. 2 në Gebze, Turqi, kishte lëshuar më 31 korrik 2026 urdhër arresti ndaj tij, pasi akuzohet për mashtrim të kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë. Ndërkohë, në hyrje të Shqipërisë është kapur edhe një tjetër shtetas, 27 vjeç, me inicialet E. V., i shpallur...