Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi! Zbulohen pajisje wireless dhe alkool

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi! Zbulohen pajisje wireless dhe alkool

Një kontroll në burgun e Bradasheshit i urdhëruar nga SPAK, ka zbuluar alkool dhe pajisje përhapje të internetit në ambientet e kuzhinës ku frekuentohet nga të paraburgosurit dhe të dënuarit.Sendet e paligjshme janë zbuluar të shtunën, e 12 shtatorit, informon gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj.  Kontrollet janë bërë me urdhër nga prokurorët që hetojnë dosjen e AKSHI-t. Burime bëjnë me dije se objekt i dyshimeve ka qenë Ergys Agasi që mbahet në paraburgimin e Bradasheshit, por nuk ka të dhëna përfundimtare nëse sendet lidhen ose jo me këtë subjekt apo të burgosur të tjerë.