Kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi, gjenden pajisje wireless dhe alkool

Kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi, gjenden pajisje wireless dhe alkool

Një kontroll blic është urdhëruar nga SPAK, për kontrolle të imtësishme në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i izoluar Ergys Agasi. Bëhet me dije se në kuzhinën e sektorit u gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje wireless. Pas gjetjes së tyre ato janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekspertim. Ergys Agasi u arrestua pak javë më parë në qytetin e Durrësit pas më shumë se 8 muajsh në arrati. Si u arrestua Agasi? I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar...