Kontratat 1 euro/ Rama ndryshon rregullat: Mund ta blini pronën, por edhe mund t’ua marr unë

Kontratat 1 euro/ Rama ndryshon rregullat: Mund ta blini pronën, por edhe mund t’ua marr unë

Qeveria ka ndryshuar rregullat për përdorimin dhe privatizimin e pronave shtetërore, duke përcaktuar kushtet kur subjektet me kontrata me tarifën simbolike 1 euro mund të kërkojnë blerjen e pasurisë, si dhe sanksionet kur nuk realizohen investimet ose vendet e punës të marra përsipër. Ndryshimet janë bërë përmes dy udhëzimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, nr. 6 dhe nr. 7, të datës 1 shtator 2026. Udhëzimi nr. 6 rregullon dhënien me qira dhe enfiteozë të pasurive shtetërore, ndërsa udhëzimi nr. 7 ndryshon procedurat për vlerësimin, privatizimin dhe shitjen e tyre. Sipas udhëzimit nr. 7, subjektet që kanë marrë prona shtetërore me sipërfaqe mbi 500 metra katrorë me kontrata qiraje ose enfiteoze me tarifën “1 euro/kontrata” mund të kërkojnë blerjen e tyre, me kusht që prona...