Kontrabandë në Kakavijë, 90 steka cigare fshihen në autobusin Tiranë-Athinë

Kontrabandë në Kakavijë, 90 steka cigare fshihen në autobusin Tiranë-Athinë

kakavije KAKAVIJË- Një kontroll në pikën kufitare të Kakavijës ka nxjerrë në pah një sasi të konsiderueshme cigaresh të dyshuara si kontrabandë, të fshehura në një autobus të linjës Tiranë- Athinë. Gjatë kontrollit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit shërbimet kufitare kanë gjetur 90 steka cigare të vendosura në hapësira të mbyllura të autobusit. Dyshohet se mënyra e fshehjes është përdorur për t’i shmangur ato nga kontrolli doganor. Në të njëjtin mjet janë konstatuar edhe disa çanta me veshj për të cilat nuk janë paraqitur faturat e blerjes apo dokumentacioni i nevojshëm për zhdoganim. Për rastin është nisur procedim penal ndaj drejtuesit të autobusit dhe një personi tjetër përgjegjës për mjetin. Ndërkohë autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur mënyrën e organizimit të transportit...