Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Haxhiu: Institucionet duhet të funksionojnë
13 September, 2026 - 12:30 Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar sot, duke i hapur rrugë procesit të radhës për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila ka uruar nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit dhe ka falënderuar deputetët e pranishëm në seancën konstituive për ushtrimin e përgjegjësisë së tyre institucionale përmes votës. Haxhiu ka bërë të ditur se pozita e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së mbetet ende e paplotësuar. Sipas saj, për tri herë radhazi përfaqësuesit e PDK-së nuk kanë qenë të pranishëm në seancën konstituive dhe, për rrjedhojë, nuk kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të propozuar kandidatin për këtë pozitë. Ajo ka theksuar...
Burimi:
kultplus.com