Konkursi i poezisë KultStrofa vazhdon të jetë i hapur edhe për dy ditë

Konkursi i poezisë KultStrofa vazhdon të jetë i hapur edhe për dy ditë

14 November, 2026 - 12:11 Konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa vazhdon të jetë i hapur edhe për dy ditë, duke u dhënë mundësi poetëve nga të gjitha trojet shqiptare që të aplikojnë në edicionin e nëntë të këtij konkursi. Afati i fundit për dorëzimin e poezive është 16 nëntori, në orën 24:00, ndërsa krijimet duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected]. Poezitë e dorëzuara duhet të jenë të pabotuara më parë në asnjë format, përfshirë botimet fizike dhe ato online. Konkursi KultStrofa organizohet nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Edicioni i nëntë i këtij konkursi synon të vazhdojë promovimin e krijimtarisë poetike dhe të krijojë hapësirë për zërat e rinj dhe poetët e dëshmuar të...