Konjufca paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

Konjufca paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se ambiciet territoriale të Serbisë vazhdojnë të përbëjnë kërcënim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin në rajon. Në një intervistë për Hungary Insider, Konjufca ka folur për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur, mungesën e llogaridhënies për sulmin në Banjskë dhe rëndësinë e rolit të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Kryediplomati kosovar ka thënë se retorika nacionaliste e Beogradit duhet parë në ndërlidhje me veprimet në terren dhe me mbështetjen politike që, sipas tij, u ofrohet personave të përfshirë në agresionin e armatosur kundër Kosovës. “Kur zëvendëskryeministri i Serbisë deklaron se flamuri serb herët a vonë do të valëvitet sërish mbi Prizren,...