Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Shqipëria ishte në fokus të një seance në Kongresin amerikan, ku u diskutuan lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, integriteti i zgjedhjeve, korrupsioni dhe zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor. Çështja e Shqipërisë u ngrit nga kongresmeni republikan Joe Wilson, i cili shprehu shqetësim për ndikimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe problematikave të integritetit zgjedhor. Wilson e pyeti administratën amerikane se cilat janë hapat që po ndërmerren për të luftuar trafikun e narkotikëve dhe rrjetet kriminale që veprojnë në Shqipëri. Në përgjigje, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, deklaroi se Shtetet e Bashkuara vijojnë bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për goditjen e organizatave kriminale transnacionale. Sipas tij, këto organizata kanë shtrirje dhe lidhje ndërkombëtare, përfshirë lidhje me kartele kriminale në Hemisferën Perëndimore....
Burimi:
gijotina.com