Kongresmeni amerikan Mike Lawler kundër Ramës për protestat: Të ndalet përdorimi i forcës ndaj qytetarëve
Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin e shqiptarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan për gjendjen e demokracisë në vend. Ai i bëb thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përdorimin e forcës ndaj protestuesve. Në reagim të tij në rrjetin social ‘X’, Lawler thekson se ka marrë shqetësime nga zgjedhësit shqiptaro-amerikanë të distriktit NY-17, të cilët janë të alarmuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe pasojat që ato mund të kenë për të ardhmen demokratike të vendit. Në mesazhin e tij, kongresmeni amerikan i bën thirrje drejtpërdrejt qeverisë shqiptare që të ulë menjëherë tensionet dhe t’i japë fund përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë. Sipas tij, ky standard duhet të zbatohet nga çdo qeveri, veçanërisht nga vendet demokratike dhe aleatët e...
Burimi:
syri.net