Konflikti për pagat, Rama thirrje për ‘paqe’ magjistratëve: Të ulemi së bashku me KE në një tryezë pune, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë

Konflikti për pagat, Rama thirrje për ‘paqe’ magjistratëve: Të ulemi së bashku me KE në një tryezë pune, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, lidhur me debatin e ditëve të fundit për sistemin e pagave të magjistratëve. Rama u ka bërë thirrje drejtuesve të institucioneve të gjyqësorit që të ulen në një tryezë të përbashkët pune, me synim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për pagat, duke ruajtur njëkohësisht ekuilibrin e piramidës shtetërore të pagave. Në reagimin e tij, Rama shprehet se në tryezë mund të marrin pjesë edhe ekspertë të Këshillit të Europës dhe përfaqësues të Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. “Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë...