Konflikti për një vend parkimi degjeneron në kërcënime me thikë në mes të rrugës në Vlorë
Një debat për një vend parkimi ka shkaktuar tensione në qytetin e Vlorës, ku një person ka nxjerrë thikën në mes të rrugës, duke alarmuar qytetarët e pranishëm. Ngjarja është regjistruar pranë një shkolle, në një zonë të frekuentuar nga qytetarë të shumtë, të cilët po kryenin pazaret e tyre. Sipas informacioneve, konflikti mes personave të përfshirë ka nisur për një vend parkimi, por debati ka agravuar deri në kërcënime me mjet prerës. Disa qytetarë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të ndarë personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën, duke rrezikuar sigurinë e personave që ndodheshin përreth. Nuk raportohet për persona të lënduar, si pasojë e lkëtij incidenti ndërsa në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë.
Burimi:
gijotina.com