Konflikti GJKKO-Avokati/ Meta: Pasoja të rënda për procesin gjyqësor, vijim i telenovelës ‘Drejtësi me Regji’

Konflikti GJKKO-Avokati/ Meta: Pasoja të rënda për procesin gjyqësor, vijim i telenovelës ‘Drejtësi me Regji’

Presidenti i PL, Ilir Meta ka reaguar sërish pas vijimit të konfliktit, që siç e konsideron ai është i qëllimshëm mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruaj se bojkoti i proceseve gjyqësore vijon të ketë pasoja shumë të rënda të cilat cenojnë, jo vetëm interesat e shtetit, por edhe vetë proceset e rregullta ligjore. Sipas Metës, gjithashtu heshtja e Këshillit të Lartë Gjyqësor cenon rëndë besimin te institucionet, që kanë detyrë kushtetuese për administrimin e proceseve gjyqësore. ‘Natyrisht, ky konflikt me regji, është vijim i telenovelës "Drejtësi me Regji", e cila ka asgjësuar prej kohësh shtetin e së drejtës me qëllim instalimin e Narkodiktaturës të vetme në Europë’, përmbyll reagimin presidenti i PL. Statusi: Vazhdimi i konfliktit...