Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave të prekur gjatë këtij viti. Edhe rasti i dytë është evidentuar në Korçë, i njëjti qark ku u regjistrua edhe infektimi i parë për vitin 2026. Rasti i parë u konfirmua gjatë muajit gusht dhe bëhej fjalë për një 72-vjeçar nga Korça. Pas shfaqjes së problemeve shëndetësore, i moshuari iu drejtua Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa analizat konfirmuan praninë e virusit të Nilit Perëndimor. Pas rastit të parë, Instituti i Shëndetit Publik nisi hetimin epidemiologjik dhe entomologjik në qarkun e Korçës, me specialistë që dolën në terren për të verifikuar praninë e mushkonjave që mund të transmetojnë virusin. U morën gjithashtu mostra nga banorë të...
Burimi:
gijotina.com