Konferenca e Kryetarëve, Ironia e Gjekmarkajt: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve Ron Yeffet

Konferenca e Kryetarëve, Ironia e Gjekmarkajt: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve Ron Yeffet

Përmes një fjalimi therës me nuanca satirike në Konferencën e Kryetarëve, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka denoncuar nënshtrimin e plotë të mazhorancës ndaj Edi Ramës dhe kthimin e Parlamentit në një fasadë qesharake. Gjekmarkaj goditi arrogancën e pushtetit që flak tej integrimin evropian për t’i shërbyer aferave të prapaskenës dhe kontrollit autokratik. Gjekmarkaj ironizoi pretendimet e shumicës parlamentare duke propozuar me sarkazëm se ligjet e integrimit janë “pesë me hiç” përpara koncepteve të reja me të cilat po funksionon regjimi. Ai propozoi që në vend të kërkesave të Jorida Tabakut për integrimin në BE, Kuvendi të miratojë me urgjencë tri “nisma të larta”: ligjin “Besa” me konceptim nga Gysi, ligjin “Prania besnike” i projektuar nga sekseri ndërkombëtar i armëve Ron Yeffet, si dhe ligjin...