Konferenca e ekspertëve të UNESCO-s, ministri Gonxhja: 80% më shumë financim për trashëgiminë kulturore në 2027

Konferenca e ekspertëve të UNESCO-s, ministri Gonxhja: 80% më shumë financim për trashëgiminë kulturore në 2027

Një takim ky i rëndësishëm që mbledh ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare, për të shkëmbyer përvoja, praktika të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal në mbrojtje të trashëgimisë sonë kulturore. “Ndërkombëtarët janë këtu, UNESCO është këtu, në dialog të drejtpërdrejtë me institucionet tona, duke dëshmuar rëndësinë e sinergjisë dhe të angazhimit të përbashkët për trashëgiminë kulturore në përgjithësi”, shkruan përmes një postimi ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, që nga ana tjetër u përgjigjet akuzave se trashëgimia në Shqipëri po shkatërrohet. “Faktet ama tregojnë një tjetër realitet, një tjetër angazhim. Financimi për trashëgiminë kulturore rritet me +80% më shumë në vitin 2027, duke mbështetur projekte rijetëzimi e shpëtimi, mbrojtjeje dhe promovimi të traditës. Hapësira të reja muzeore dhe vëmendje të...