Koncesionet, ATRAKO merr rolin e hartuesit të studimeve të fizibilitetit: tarifat e konsulencës deri në 1.5% të investimit
Kompanitë që fitojnë kontrata koncesionare dhe partneritete publike-private do të përballojnë edhe kostot e konsulencës së jashtme për studimet e fizibilitetit, me tarifa që mund të arrijnë deri në 1.5% të vlerës së investimit. Qeveria ka miratuar një skemë të veçantë tarifimi. Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat (ATRAKO) merr një rol më të drejtpërdrejtë në përgatitjen e studimeve dhe në mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave. Rregullat përcaktohen në vendimin nr. 837, datë 5 nëntor 2026, të botuar në Fletoren Zyrtare. Ai zbaton ligjin e ri për koncesionet dhe PPP-të, i miratuar më 12 dhjetor 2025 dhe që hyri në fuqi më 13 tetor të këtij viti. Sipas kuadrit të mëparshëm, ATRAKO kishte kryesisht funksione asistuese dhe këshilluese për autoritetet kontraktuese. Studimet...
Burimi:
kohajone.com