Komuniteti rom në Baltëz kërkon dinjitet dhe shërbime bazike: Mos na kujtoni vetëm në prag të zgjedhjeve

Komuniteti rom në Baltëz kërkon dinjitet dhe shërbime bazike: Mos na kujtoni vetëm në prag të zgjedhjeve

Komuniteti rom në Baltëz të Fierit kërkon më shumë vëmendje nga institucionet, jo vetëm në prag të zgjedhjeve, por përmes investimeve konkrete që përmirësojnë kushtet e jetesës. Kryeplaku i komunitetit, Latif Kazanxhiu, thotë se banorët nuk kanë nevojë për karta identiteti, pasi shumica janë të pajisur me to, por për ujë, infrastrukturë dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë. “Ne duam shërbimet bazike, një kartë nuk është një shërbim. Ka mungesë të ujit, të infrastrukturës. Kemi 36 vite që rropatemi nëpër zyra për një certifikatë pronësie. Kjo është ajo që duam”, shprehet Kazanxhiu. Ai kritikon institucionet vendore, duke pretenduar se komuniteti kujtohet vetëm gjatë fushatave elektorale, kur ndërhyrjet kufizohen në investime minimale. “Sa herë që bëhen zgjedhjet, ata thonë hajde t’i japim një shërbim komunitetit rom”,...