Komuna zvicerane e Baarit ndan nga 100 franga për secilin banor: përfitojnë 25.540 persona, pagesat me kuponë QR në dhjetor

Komuna zvicerane e Baarit ndan nga 100 franga për secilin banor: përfitojnë 25.540 persona, pagesat me kuponë QR në dhjetor

Komuna e Baarit, në kantonin e Zugut në Zvicër, ka vendosur t'u ndajë nga 100 franga secilit prej banorëve të saj. Kjo masë synon t'ua kthejë qytetarëve një pjesë të suficitit financiar të realizuar gjatë vitit të kaluar. Sipas vendimit, përfitues do të jenë gjithsej 25.540 banorë. Shuma e përgjithshme që do të ndahet arrin në 2 milionë e 554 mijë franga. Pagesat pritet të realizohen në fillim të dhjetorit 2026. Banorët nuk do t'i marrin paratë në dorë. Ata do të përfitojnë kuponë përmes kodeve QR. Këta kuponë mund t'i përdorin në bizneset dhe dyqonet lokale. Përmes kësaj nisme, autoritetet lokale synojnë që një pjesë të të ardhurave të tepërta të komunës ta kthejnë te banorët. Njëkohësisht, ato synojnë të mbështesin ekonominë lokale përmes...